Fabrizio Romano thotë se ky emër i njohur do të jetë trajneri i ri i Tottenhamit
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, ish-trajneri i Romës, Paulo Fonesca pritet të nënshkruajë kontratë për t’u bërë trajneri i ri i Tottenhamit këtë verë.
Romano shton se Fonesca pritet ta nënshkruajë marrëveshjen, e cila do t’i japë fund pritjes dy-mujore të klubit për zëvendësuesin permanent të Jose Mourinhos.
Gazetari zbulon se klubi nga veriu i Londrës po planifikon një komunikatë për ta zbuluar trajnerin e ri për fansat. /Periskopi.com/