Psikologët amerikanë: Besimi në Zot të klasifikohet si sëmundje mendore
Ky vendim vjen pas një studimi 5-vjeçar nga APA, ku tregon se njerëzit me devotshmëri të lartë fetare shpesh vuajnë nga ankthi, shqetësimi emocional, halucinacionet dhe paranojat.
Studimi tregon se ata që e perceptonin Perëndinë si ndëshkuese ishte drejtpërdrejt e lidhur me shëndetin e tyre të keq, ndërsa të tjerët që e shinin Perëndinë si dashamirës nuk vuajnë aq shumë probleme mendore, mirëpo pikëpamjet fetare nga të dy grupet kane bërë që shpesh njerëzit të shkëputeshin nga realiteti.
Dr. Lillian Andrews, profesor i psikologjisë ka thënë: “Çdo vit mijëra njerëz vdesin nga refuzimi i trajtimit qe do t’ua shpëtonte jetën duke u mbështetur në baza fetare” edhe kur u themi “ju do të vdisni nëse nuk e merrni këtë trajtim”. Ajo thotë se pacientët arsyetohen duke thënë se zoti i tyre do t’i shpëtojë.
Ka shumë prej tyre që madje refuzojnë të marrin gjak, pasi besojnë se nëpër venat e tyre kanë fuqi shëruese, prandaj e vetmja mënyre për t’i shpëtuar këto jetë është duke i konsideruar si mendërisht të sëmurë.
Me klasifikimin që APA do të bëjë do të lejonte mjekët që pacientët të cilët refuzojnë kurën për arsyeje shpirtërore t’i klasifikojë ata si të paaftë për të marr vendimet mbi shëndetin e tyre, dhe në këtë mënyrë t’u mundësohet trajtimi i nevojshëm mjekësor. /Periskopi/
Burimi origjinal i lajmit: KËTU