UEFA fillon hetimet kundër Arnautovicit, ai mund të mos luajë fare më në Euro 2020

UEFA fillon hetimet kundër Arnautovicit, ai mund të mos luajë fare më në Euro 2020

UEFA ka caktuar një inspektor për të hetuar fjalët që tha sulmuesi i Austrisë, Marko Arnautovic kur shënoi kundër Maqedonisë së Veriut, shkruan DailyMail.

Dhe nëse ‘zbulohet’ ndonjë term racist, Arnautovic mund të ndalohet të mos luajë në pjesën e mbetur të turneut “Euro 2020”.

Reprezentuesi i Austrisë, me prejardhje nga Serbia, Marko Arnautovic ka kërkuar falje nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, për incidentin që vetë e krijoi me Ezgjan Aliu gjatë ndeshjes Austri – Maqedoni e Veriut.

Arnautovic sipas medieve serbe kishte ofenduar me nënë futbollistin shqiptar Ezgjan Aliu duke përdërorur edhe termin “siptarsku”.

Por derisa e pranoi se gjakrat ishin nxehur dukshëm, 32-vjeçari e mohon të ketë përdorur çfarëdo shprehje raciste ndaj kundërshtarëve. “Kishte fjalë të nxehta dje për shkak të emocioneve të ndeshje, për të cilat dëshiroj të kërkoj FALJE – veçanërisht miqve të mi nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria. Dëshiroj ta them një gjë shumë qartë: UNË NUK JAM RACIST! Unë kam miq gati nga çdo vend dhe jam e mbështes diversitetin. Kushdo që më njeh mua është i vetëdijshëm për këtë. Më falni”, ka shkruar ish futbollisti i disa skuadrave angleze.

Nëse shpallet fajtor, Arnautoviç do të humbte pjesëmarrjen në ‘Euro 2020’ .

Shpërndaje në: