Anglia çmendet pas lojtarit që futi në xhep Modriqin e Kovaqiqin: I rritur në varfëri me babain në burg

Anglia çmendet pas lojtarit që futi në xhep Modriqin e Kovaqiqin: I rritur në varfëri me babain në burg

Lojtari i Leeds United, Kalvin Phillips, ishte ylli i Anglisë në fitoren 1-0 ndaj Kroacisë e cila nuk e pati asnjë gjuajtje të vetme në drejtim të kornizës së portës. Phillips e futi në ‘xhep’ gjithë mesfushën e Kroacisë të përbërë nga yje si Modriq, Brozoviq e Kovaqiq. Po ashtu, ai bëri asistimin e golit të vetëm të ndeshjes. Por, kush është ky lojtar?

Phillips nisi të luante për Kombëtaren e Anglisë madje edhe derisa klubi i tij, Leeds United, ishte në divizionin e dytë në Angli.

Parmbrëmë, e dashuria e tij Ashleigh Behan, që kishte qenë në lidhje me të prej që ai ishte 11 vjeçar, tha se ndihej “pafundësisht krenare” me Phillipsin.

Phillips është shumë i afërt edhe me nënën e tij, Lindseyn, dhe me vëllain e vogël dhe dy motrat e tij, shkruan DailyMail, përkthen Periskopi.

Kur Leeds e fitoi titullin e kampionit në Championship [divizioni i dytë] në vitin e kaluar, të gjithë lojtarët e tjerë të këtij ekipi iu turrën Phillipsit që të bënin foto me të.

Gjyshja e tij Val kishte vdekur në muajin shkurt. Pikërisht gjyshen Val e kishte thirrur Phillips të parën për t’i treguar që kishte marrë thirrje nga Kombëtarja e Anglisë.

“Ai më tha “E kam një lajm të madh”” – i tregonte gjyshja e tij ITV-së në atë kohë. “E pyeta “A po martohesh? Ai më tha “jo”. I thashë “a mos po bëhesh babë?” Kur më tha që Southgate e kishte thirrë, s’mund ta besoja. Jam shumë krenare me të.”

Por, babai i tij, Marku, është në burg.

Phillips i tha gazetës The Times se kishte folur me babain e tij pas një kohe të gjatë pasi kishte arritur të fitonte tiketën për në Premier Ligë me Leedsin, dhe se mund t’i dëgjonte shokët e burgut të babait që po e këndonin himnin e Leedsit “Marching on Together”.

“Ai ka qenë herë në burg e herë jashtë. Ka pasur shokët e tillë, me drogë, me përleshje, çkado që ju vjen ndërmend. Nuk është rritur në situatën më të mirë. Kurrë s’e ka ditë kënd e ka babë.” – thoshte ai.

Phillips ka treguar edhe se sa i afërt është me nënën e tij, Lindseyn, që flinte në divan në shtëpinë ku e kishte rritur atë, vëllain e vogël dhe dy motrat.

Kur Phillipsi i kishte 11 vjet, ai e takoi të dashurën e tanishme, Behanin, e cila deri vonë ka punuar në dy punë – si recepsioniste dhe si arkatare në një piceri në Leeds.

Por, figura më kryesore në rritjen e Phillipsit është pa dyshim argjentinasi Marcelo Bielsa.

Kur Bielsa erdhi në Leeds i tha Phillipsit se do ta shndërronte nga mesfushor ofanziv në mesfushor defanziv – pozicion në të cilin Phillips luajti të dielen për Anglinë.

Po ashtu, Bielsa i kërkoi atij të humbte peshë.

“Çdo të mërkurë, ne bënim seancat më të rënda stërvitore që kam bërë në jetë. E bënim një gjë të quajtur “muderball” [topi vrasës]. Ne e quanim “murderball”… Bielsa e quan futboll!”

Shpërndaje në: