Ndryshim te Kombëtarja e Anglisë: Lëndohet portieri, zëvendësohet nga tjetri

Ndryshim te Kombëtarja e Anglisë: Lëndohet portieri, zëvendësohet nga tjetri

Kombëtarja e Anglisë ka bërë të ditur se portieri Dean Henderson është larguar shkaku i një lëndimi.

Anglezi ka pësuar lëndim në këmbë që nuk e ka lejuar të stërvitet siç duhet, andaj është rikthyer te Manchester United, transmeton lajmi.net.

Anglia gjithashtu ka konfirmuar se Aaron Ramsadale do ta zëvendësojë Hendersonin në skuadrën e “Tre Luanëve” për Euro 2020.

“Aaron Ramsdale e ka zëvendësuar Dean Henderson në skuadrën e Anglisë për UEFA Euro 2020”, shkruhet në komunikatë.

 

Shpërndaje në: