Vajza e zëvendës-kryeministres emocionohet për fitoren e tenistit nacionalist serb Gjokoviq

Vajza e zëvendës-kryeministres emocionohet për fitoren e tenistit nacionalist serb Gjokoviq

Sabina Rexhepi, e bija e zëvendëses së kryeministrit Kurti, Emilia Rexhepit, dhe e cila është punësuar në RTK nuk e ka fshehur gëzimin e madh të saj për fitoren e tenistit ultra-nacionalist e kontrovers serb, Novak Gjokoviq.

Rexhepi e cila paguhet nga taksat e Kosovës, nuk është përmbajtur derisa në rrjetet sociale ka shprehur ngazëllimin e saj për fitoren e tenistit serb në Roland Garros, i cili është i njohur për deklaratat nacionaliste dhe nxitëse kundër Kosovës.

Tenisti serb, Djokovic së fundi kishte shpërndarë në Instagram një video teksa këndonte këngë nacionaliste për Kosovën, ndërsa dihet që profili i tij ndjeket nga rreth 8 milionë njerëz.

Ai gjithashtu më herët kishte shkruar se Kosovën nuk e japim, sepse ajo ka qenë gjithmonë e jona.

“Nuk të japim Kosovë, ke qenë gjithnjë e jona”, ishte shprehur Djokovic.

Rexhepi ka postuar në Instagram foton e tenistit kontrovers serb duke e shoqëruar me një koment “the best” që do të thotë më i miri, gjithashtu duke mos mjaftuar më kaq, ajo i ka komentuar në Facebook, duke i shkruar “Bravo Nole” duke e shoqëruar komentin me një zemër.

Duhet theksuar gjithashtu se zëvendëskryeministrja e Qeverisë Kurti, Emila Rexhepi e cila vjen nga komuniteti boshnjak, nuk ka reaguar fare për dënimin me burg të përjetshëm të ‘kasapit të Bosnjës’, Ratko Mladic.

Shpërndaje në: