Cristiano Ronaldo nuk mund ta duronte Coca Colan para tij gjatë konferencës për shtyp

Cristiano Ronaldo nuk mund ta duronte Coca Colan para tij gjatë konferencës për shtyp

Cristiano Ronaldo është një prej atletëve më të mirë që ka parë ndonjëherë futbolli.

Ai është i bekuar, apo e ka bekuar veten më mirë të themi, me një fizik absolutisht drithërues, transmeton Periskopi.

Niveli i jashtëzakonshëm i dedikimit e bën atë një rol model për gjeneratat e reja që aspirojnë të bëhen futbollistë.

Dieta e tij duhet të shërbejë si protokoll për të tjerët. Në fjalë të tjera, nuk do ta shihni Ronaldon duke ngrënë në McDonald’s, veç nëse ai sapo e ka fituar një trofe madhor.

Dhe ai dhuroi një reagim interesant në konferencën për shtyp të Portugalisë, kur pa dy shishe të Coca Colas para ulëses së tij.

Jo vetëm që ai nuk u ndje rehat nga prezenca e tyre, por gjithashtu edhe mori përgjegjësinë t’i largojë nga sytë e tij.

Pastaj, fituesi serik i ‘Topit të Artë’ mbajti një shishe me ujë dhe u duk se deklaroi ‘agua’, që i bie në shqip ‘ujë’.

Shikoni momentin bizar më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: