As Lewandowski nuk i kryen punë Polonisë, mposhtet nga Sllovakia
Kombëtarja e Sllovakisë ka shënuar fitore të vështirë ndaj Kombëtares së Polonisë.
Sllovakët mposhten me rezultat të ngushtë 1 – 2.
Pas gjuajtjes së Mak, Szczesny gabimisht shënoi autogol, duke u bërë portieri i parë që shënon autogol në histori të Kampionatit Evropian.
Pavarësisht rasteve të shumta, Sllovakia e mbylli pjesën e parë në epërsi ndaj Polonisë me rezultat 0 – 1.
30 sekonda pasi filloi pjesa e dytë, Polonia barazoi rezultatin përmes Linetty që u shërbye në mënyrën më të mirë nga Rybus (46′).
Problemet u shtuan për Poloninë, kur Kyrchowiak mori kartonin e dytë të verdhë, andaj u përjashtua nga loja.
Ishte Milan Skriniar që vulosi fitoren e Sllovakisë me një gol të bukur në stilin vollej (69′).
Në minutat e mbetura, dy skuadrat pavarësisht rasteve assesi nuk gjetën rrugën drejt golit.
Me këtë fitore, Sllovakia përkohësisht merr kreun në grupin E me tri pikë, derisa Polonia renditët në fund pa pikë.