Magjia e Patrick Schick e papërballueshme për Skocinë, Çekia triumfon me lehtësi në Glasgou

Magjia e Patrick Schick e papërballueshme për Skocinë, Çekia triumfon me lehtësi në Glasgou

Republika e Çekisë ka shënuar fitore në xhiron e parë të “Euro 2020” ndaj Skocisë.

Çekia shënoi fitore me rezultat 0 – 2, ndeshje në të cilën shkëlqeu Patrick Schick.

Fillimisht, Schick zhbllokoi rezultatin në minutën e 42-të pas asistimit të Coufal, rezultat me të cilin dy skuadrat shkuan në pushime.

I njëjti pastaj realizoi golin më të mirë në Kampionatin Evropian “Euro 2020” deri me tani, duke shënuar nga afro mesi i fushës (52′).

Skocia gjithashtu kishte disa raste, por assesi nuk i konkretizuan.

Me këtë fitore, Çekia merr pozitën e parë në tabelë me tri pikë, aq sa ka edhe Anglia, derisa Kroacia dhe Skocia renditën në pozitat tre, respektivisht katër pa pikë.

Shpërndaje në: