Dion Ajvazi i thotë “PO” Kosovës

Dion Ajvazi i thotë “PO” Kosovës

Presidenti Agim Ademi bashkë me nënkryetarin e parë të FFK-së, Agim Dibranin, sot pritën në takim Dion Ajvazin, futbollistin me prejardhje nga Kosova i cili karrierën e tij po e zhvillon në Gjermani.

17-vjeçari, i cili aktualisht luan te Hertha BSC U17, i është përgjigur pozitivisht Kosovës.

Mesfushori Ajvazi shumë shpejt do t’ibashkohet Kombëtares u19 për të dhënë kontributin e tij në fushën e blertë.

Dioni u shpreh i lumtur që do t’i bashkohet Kosovës dhe dhprehu gatishmëri për të dhënë maksimumin.

Presidenti Ademi në shenjë mirëseardhjeje i dhuroi fanellën e re të Kosovës dhe i uroi shumë suksese

FFK edhe më tej vazhdon të interesohet për talentet e saj jashtë kufijve. Qëllimi mbetet i njëjtë, t’i bashkojë të gjithë ata që zemra u rrahë për Kosovës dhe që ndër prioritetet e tyre është kontributi për fanellën dardane.

Shpërndaje në: