Kush është Simon Kjaer – karriera e çuditshme e danezit që shpëtoi Eriksenin?

Kush është Simon Kjaer – karriera e çuditshme e danezit që shpëtoi Eriksenin?

Simon Kjaer u bë heroi i ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës me veprimet e tij prej kapiteni që mund t’i kenë shpëtuar jetën bashkëlojtarit Christian Eriksen. Ai po konsiderohet si një hero në mbarë botën tash pasi Eriksen është gjallë dhe me vetëdije pas atakut kardiak që pësoi në fushën e lojës. Por, kush është Kjaer?

Kapiteni danez nuk lejoi Eriksenin që ishte pa vetëdije që të gëlltiste gjuhën dhe e vuri trupin e tij në pozicion të duhur.

Po ashtu, ai iu tha lojtarëve të ekipit kombëtar që të rreshtoheshin rreth trupit të Eriksenit që tifozët në mbarë botën të mos shihnin luftën e tij për jetë a vdekje.

Por, cila është kariera e mbrojtësit danez?

Kjaer, 32 vjeçar, këtë vit ka qenë ndër lojtarët kryesor të AC Milan që u rikthye në Champions League pas një mungese shumë të gjatë.

Kjaer ka pasur karrierë mjaft të çuditshme se cila në fakt nuk është përshkuar vetëm nga ngritjet.

Në vitin 2009, pas një sezoni mbresëlënës te Danimarka, Kjaeri si 20 vjeçar konsiderohej ndër qendërmbrojtësit më premtues në botë. Por, bota e futbollit nuk ishte aq e mëshirshme me të.

Ishte 30 qershori i vitit 2010 kur ekipi gjerman Wolfsburg iu afrua lojtarit 21 vjeçar gjatë kohës sa po mundohej të bënte emër në futbollin gjerman dhe evropian. Në garë për Kjaer ishin ekipe të mëdha si Manchester United, Manchester City e Juventus.

“Transferi nënkupton se unë do të kem shansin të luaj për një top klub. Mendoj që është hapi i duhur për mua. Kemi një ekip të fortë që mund të garojë për majën e Bundesligës.” – kishte deklaruar ai.

Nuk doli kështu sepse ekipi gjerman në vend se të ngritej pësoi hulje të konsiderueshme.

Kjaer më pas kishte luajtur për Lille, Fenerbahçe e Sevilla para se të transferohej në Milan.

Kjaer flet pesë gjuhë të tjera përpos danishtes. Idollët e tij ishin John Terry dhe Fabio Cannavaro. /Periskopi

Shpërndaje në: