Këndi i golit të Yarmolenkos që mund të ketë thyer ligjet e fizikës, është thjesht poezi në xhirim të ngadalësuar
Holandë-Ukrainë ishte padyshim ndeshja më spekakolare e Euro 2020 deri tash.
Aksioni i së dielës mbrëma në ‘Johan Cruyff Arena’ i pati të gjitha, transmeton Periskopi.
Nga një avantazh 2-0 i Holandës, Ukraina barazoi në 2-2, me ‘tulipanët’ që eventualisht shënuan edhe njëherë në fund për të siguruar pikët e plota në Grupin C.
Mirëpo, goli i parë i Ukrainës i shënuar nga Andriy Yarmolenko ishte thjesht diçka tjetër.
Kjo pasi magjistari i ëest Hamit me lehtësi shënoi golin më të bukur deri tash në kompeticion, derisa lansoi një goditje absolutisht drithëruese me të majtën.
Dhe ky kënd në veçanti, tregon shkallën e sensacionit të këtij shënimi – thjesht poezi në xhirim të ngadalësuar. /Periskopi.com/
That goal from Yarmolenko. Thing of beauty. ?pic.twitter.com/RJvBCCLVvP
— ASG (@ahadfoooty) June 13, 2021