Christian Eriksen u tall me bashkëlojtarët në ‘FaceTime’ derisa ishte në spital pas sulmit në zemër

Christian Eriksen u tall me bashkëlojtarët në ‘FaceTime’ derisa ishte në spital pas sulmit në zemër

E gjithë bota e komunitetit të futbollit u lut për shërimin e Christian Erikseni, pasi danezi kolapsoi në fushë kundër Finlandës në Euro 2020, të shtunën.

Fansat e futbollit iu frikësuan më të keqes pas pamjeve të tmerrshme ku Eriksenit i jepej ndihma CPR, transmeton Periskopi.

Ai u largua nga ‘Parken Stadium’ në Kopenhagë i vetëdijshëm, teksa u dërgua në spital menjëherë, ku ka qëndruar në gjendje stabile.

Doktori i Kombëtares daneze, Morten Boesen e konfirmoi se Eriksen kishte humbur jetën, para se të rikthehej.

Ndërkohë, drejtori i Federatës Daneze të Futbollit, Peter Moller u ka thënë reporterëve se lojtarët kanë qenë në kontakt me Eriksenin përmes ‘FaceTime’, të dielën.

Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand tha se Erikseni i ka thënë atij se nuk i kujtohet shumë nga kolapsi i së shtunës, por tha se ishte i vendosur të kthehej në fushë.

”Ai deshi që ne të vazhdonim të luanim,” tha Hjulmand për ‘Reuters’.

”Ai tha se ndihet sikur mund të futet në fushë dhe të luajë përsëri. Christian ndihet më së miri kur ka një top futbolli afër këmbëve.”

Tekniku danez gjithashtu citoi Eriksenin, i cili potencon se i ka thënë: ”Ju po ndiheni më keq se unë. Ndihem sikur të stërvitem tash, djema.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: