Maqedonia e Veriut i dorëzohet Austrisë, nuk ka festë për gjashtë shqiptarët

Maqedonia e Veriut i dorëzohet Austrisë, nuk ka festë për gjashtë shqiptarët

Maqedonia e Veriut është mposhtur me rezultat 3-1 nga Austria në ndeshjen e vlefshme për Grupin C, të Euro 2020, shkruan Periskopi.

Fillimisht austriakët kaluan në epërsi përmes Lainerit në minutën e 18-të, para se Goran Pandev të barazonte dhjetë minuta më vonë.

Pjesa e dytë i takoi Austrisë, e cila shënoi edhe dy herë, përmes Gregoritsch 78; dhe Arnautovic 90′.

Kujtojmë se në këtë ndeshje startuan katër shqiptarë për Maqedoninë e Veriut, Alioski, Musliu Ademi dhe Bardhi, teksa më vonë u inkuadrua edhe Bejtulai.

Pas kësaj fitoreje, Austria grumbullon tri pikë nga një ndeshjen në Grupin C, ku bëjnë pjesë edhe Holanda e Ukraina. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: