Reagimi frustrues i Raheem Sterlingut kur u pyet nëse ai ka justifikuar ftesën e tij me golin kundër Kroacisë

Reagimi frustrues i Raheem Sterlingut kur u pyet nëse ai ka justifikuar ftesën e tij me golin kundër Kroacisë

Raheem Sterling ishte heroi i Anglisë në ndeshjen hapëse të Euro 2020 në grup, kundër Kroacisë, të dielën pasdite.

Anësori i Manchester Cityt shënoi golin e vetëm të ndeshjes herën në pjesën e dytë, transmeton Periskopi.

Pasimi perfekt i Kalvin Philipsit gjeti Sterlingun, i cili konvertoi nga afërsia prapa krahëve të portierit Dominik Livakovic.

Ky ishte goli i parë në karrerë i Sterlingut për Anglinë në një kompeticion të rëndësishëm.

Dhe, pas ndeshjes, ai u intervistua nga ‘BBC Sport’ por nuk u duk aspak i kënaqur kur u pyet nëse kishte justifikuar ftesën e tij duke shënuar golin e fitores së Anglisë.

Pasi pauzoi për disa sekonda, derisa u duk i befasuar, Sterling u përgjigj duke thënë: ”Po mundohem, po mundohem.”

Shikoni klipin më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: