Gareth Southgate i impresionuar nga ky futbollist, e quan të nënvlerësuar dhe madhështor
Kombëtarja e Anglisë e ka filluar mirë Euro 2020, teksa ka regjistruar një fitore të vështirë, 1-0, kundër Kroacisë në Grupin D.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Raheem Sterling në minutën e 57-të, shkruan Periskopi.
E goli i tij erdhi pas një asistimi brilant të yllit të Leedsit, Kalvin Philipsit në zonë.
Kalvin Philips best player for England today..pic.twitter.com/vx7z4uZvc4
— PRACHI ? (@prachiCFC21) June 13, 2021
25-vjeçari ishte padyshim ndër më të mirët në fushë në këtë përballje, teksa fitoi lavdata të mëdha edhe nga trajneri i ‘Tre Luanëve’, Gareth Southgate pas ndeshjes.
”Kalvin është një lojtar që është kaq shumë i nënvlerësuar. Ai ka pasur një start fantastik të karrierës me Kombëtaren.
”Mendoj se ai ishte madhështor përgjatë tërë ndeshjes,” përfundoi Southgate. /Periskopi.com/