Mbahen ballkanasit, Anglia ia dridh shtyllën Kroacisë por pjesa e parë mbyllet ashtu si filloi
Anglia e ka hapur Euro 2020 me një ndeshje kundër Kroacisë së papërshtatshme në kuadër të Grupit D.
Gareth Southgate theu një rekord 29-vjeçar të ‘Tre Luanëve’, teksa për herë të parë – që nga Euro 92 – në formacionin startues të Anglisë nuk ishte asnjë futbollist i Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, shkruan Periskopi.
U duk se anglezët do të arrinin një fitore të lehtë në fillim të ndeshjes, teksa e filluan me një dominim total, madje duke goditur shtyllën qysh në minutën e gjashtë përmes Phil Fodenit.
Mirëpo, në vazhdim kroatët filluan të ndihen më komod në mbrojtje, gjithashtu edhe u munduan të krijojnë më shumë në sulm.
Sidoqoftë, nuk pati gola në 45 minutat e parë. /Periskopi.com/