Një rekord 29-vjeçar u thye në ndeshjen që është duke u zhvilluar mes Anglisë dhe Kroacisë

Një rekord 29-vjeçar u thye në ndeshjen që është duke u zhvilluar mes Anglisë dhe Kroacisë

Anglia është duke luajtur kundër Kroacisë pa asnjë futbollist të Liverpoolit dhe Manchester Unitedit në formacionin bazë.

Kjo është hera e parë që ndodhë kjo që nga Euro 92, me ‘Tre Luanët’ që gjithmonë kanë pasur të paktën një lojtar të njërës nga këto dy klube në formacionin bazë deri sot, sipas ‘OptaJoe’, transmeton Periskopi.

Anglia kishte barazuar atë botë me Francën 0-0, kështu që Gareth Southgate do të shpresojë që vendimi i tij i guximshëm të shpaguhet kësaj radhe.

Emra si Marcus Rashford dhe Jordan Henderson janë lënë në bankën rezervë për anglezët sot. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: