Futbollistët e Finlandës duke duartrokitur lojtarët danezë teksa riktheheshin në fushë, janë pamje që të ngrohin zemrën

Futbollistët e Finlandës duke duartrokitur lojtarët danezë teksa riktheheshin në fushë, janë pamje që të ngrohin zemrën

Christain Eriksen u dërgua me nxitim në spital të dielën pasdite, gjatë ndeshjes hapëse të Danimarkës në Euro 2020 kundër FInlandës.

Mesfushori i Interit ishte në formacionin bazë të ndeshjes në ‘Parken Stadium’, transmeton Periskopi.

Ai pati nevojë për trajtim urgjent mjekësor, pasi kolapsoi në fushë kur kishin mbetur edhe pesë minuta deri në përfundim të pjesës së parë.

Ndeshja u shtye por, fatmirësisht, më vonë u kuptua se Eriksen ishte zgjuar dhe ishte në gjendje stabile.

Pjesa tjetër e futbollistëve të Danimarkës ishin qartazi të mërzitur me atë që kishte ndodhur.

Por, pavarësisht eventit traumatik, takimi rifilloi në orën 20:30 sipas kohës lokale, teksa më vonë u kuptua se Eriksen kishte inkurajuar bashkëlojtarët të përfundonin ndeshjen.

Pati skena të bukura derisa lojtarët danezë u rikthyen në fushë.

Futbollistët e Finlandës tashmë kishin dalë në fushë dhe kishin formuar një rresht, teksa duartrokitën kur vunë re rivalët duke dalë nga tuneli.

Ishte një moment që ta ngrohë zemrën, definitivisht. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: