Belgjika fiton ndaj Rusisë, paraqitje e madhe nga Lukaku
Ndeshja mes Belgjikës dhe Rusisë ka përfunduar me rezultat 3-0 në favor të Belgjikës.
Një ndeshje më shumë raste, dhe shumë emocioneuese ashtu siç i ka hije Evropianit.
Në minutën e 10, Romelu Lukaku shenojë një super gol.
Në shikim të parë është dukur se është pozicion jashtë loje, por gjyqtari duke i’u referuar VAR-it ka pranuar golin.
Kurse lojtari i Belgjikës, Thomas Meunier, ka dyfishuar rezultatin në minutën 34 duke shënuar një “bombë” të vërtetë.
Ky gol erdhi pas një gabimi të mbrojtjes së Rusisë.
Në minutën e 88 Lukaku shenojë përseri gol me asistimin e Thomas Meunier dhe duke e bërë rezultatin 3-0.
Belgjika dhe Rusia gjenden në grupin B bashkë me Finlandën dhe Danimarkën.
Për momentin Belgjika gjendet në vendin e parë të tabelës, kurse në vendin e dytë është Finlanda.
Sot poashtu është luajtur ndeshja Danimarkë- Finlandë.
Por gjatë ndeshjes ka ndodhur një fatkeqësi ku lojtari Christian Eriksen ka pësuar një atak kardiak.