Eriksen nga spitali bisedoi me bashkëlojtarët ku iu kërkoi ta vazhdonin ndeshjen

Eriksen nga spitali bisedoi me bashkëlojtarët ku iu kërkoi ta vazhdonin ndeshjen

Ka vazhduar ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës, e cila u ndërpre orë më parë.

Ajo u ndërpre pasi Erikseni pësoi sulm në zemër duke rënë pa ndjenja në fushë.

Sport Studio raporton se Christian Eriksen pati një bisedë me “Facetime” nga spitali me bashkëlojtarët dhe u kërkoi atyre ta vazhdonin ndeshjen sepse ndihej më mirë tani.

Kah fundi i pjesës së parë Christian Eriksen humbi ndjenjat në fushë.

Ai ishte duke ecur teksa u rrëzua në fushë, dyshimet e para janë se mund të ketë pësuar sulm në zemër. Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën “ringjallje kardiopulmonare”.

Shpërndaje në: