Italia “demolon” Turqinë në ndeshjen hapëse së Euro 2020

Italia “demolon” Turqinë në ndeshjen hapëse së Euro 2020

Sapo ka përfunduar ndeshja hapëse e Euro 2020, mes Turqisë dhe Italisë e cila u zhvillua në Romë.

Skuadra e Mancinit ka dhuruar show duke shënuar 3 herë në portën e kundërshtarit me anë të Demiralit në minutën e 53-të(auto-gol), Immobilen në të 66-tën dhe Insignen në të 79-tën, transmeton Periskopi.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 3 me 0, ku kishte mjaftë spektakël dhe raste.

“Azzurët” kanë pasur 24 tentime në portë, një tregues i frikshëm për potencialin e skuadrës.

Ndeshjet e rradhës luhen nesër ku në ora 15:00, Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit përballet me Wales./Periskopi

Shpërndaje në: