Kroos: “Shpresoj që Ramos të qëndrojë edhe për shumë vite të tjera”

Kroos: “Shpresoj që Ramos të qëndrojë edhe për shumë vite të tjera”

Mesfushori gjerman diskutoi situatën e Ramos në Real Madrid dhe shanset e kombëtares gjermane në Kampionatin Evropian.

Ndërsa kanë mbetur katër ditë derisa të luajë Gjermania në Kampionatin Evropian, Toni Kroos i Real Madridit foli për shokët e tij të skuadrës në nivel klubi dhe ndërkombëtar në një konferencë shtypi përpara turneut, transmeton Periskopi.

Unë nuk e di se si qëndrojnë gjërat mes klubit dhe Ramosit, por duket se i kanë mbetur edhe 20 ditë nga kontrata. Ai është një shok i ekipit më të mirë, mua më kanë pëlqyer vërtet vitet që kam luajtur me të.

Shpresoj të jenë edhe shumë të tjera, por nuk mund të bëj asgjë për këtë.

Ai është një shok i shkëlqyeshëm i skuadrës dhe kapiteni më i mirë që kam pasur në karrierën time./Periskopi

Shpërndaje në: