EURO2020 po fillon: Këto janë gjërat e çuditshme që duhet t’i dini

EURO2020 po fillon: Këto janë gjërat e çuditshme që duhet t’i dini

EURO 2020 do të fillojë sonte – edhe pse fatkeqësisht pa Kosovën – dhe më poshtë keni krejt çka duhet të dini për këtë kompeticion madhështor.

Ky kompeticion mban emrin “Euro2020” edhe pse në fakt 2020-i ndodhet tashmë në histori dhe ne jemi në vitin 2021. Kompeticioni u shtye për shkak të pandemisë Covid-19.

Anglia dhe Skocia janë në të njëjtin grup, dhe të dyja janë prej vendeve nikoqire në kampionatin e parë evropian që mbahet në kontinent, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Turneu nis me ndeshjen Itali-Turqi në Romë më 11 qershor të premten, pra sot, prej orës 21. Ndërkohë që përfundon në finalen e Wembleyt në Londër të dielen e 11 korrikut.

Qytetet e tjera nikoqire janë Glasgow, Amsterdami, Baku, Bukureshti, Budapesti, Kopenhaga, Mynihu, Roma dhe Sevija.

Mijra tifozë – që kanë blerë biletat në vitin 2019 për turneun – tashmë i kanë marrë paratë pasi këto bileta janë anuluar.

Por, ka pasur tifozë që megjithatë do të kenë fatin të jenë nëpër stadiume.

Për fat të keq, në Euro2020 do të ketë fluturime të shpeshta e të gjata. Baku-ja është 4766 kilometra në lindje të Sevijës – dy qytete nikoqire të Euros. /Periskopi

Shpërndaje në: