Challandes për Periskopin: Kundër Gambisë do të jetë edhe më e vështirë, kjo është pika jonë më e dobët

Challandes për Periskopin: Kundër Gambisë do të jetë edhe më e vështirë, kjo është pika jonë më e dobët

Kombëtarja e Kosovës sot zhvillon ndeshjen e dytë dhe të fundit në Antalia të Turqisë, kundër Gambisë.

‘Dardanët’, në përballjen e parë kundër Guinesë, u mposhtën 2-1, teksa duhet theksuar se janë duke luajtur me një kontigjent futbollistësh krejtësisht të rinj, shkruan Periskopi.

Gazetari i Periskopit i cili gjendet në Antalia për t’i përcjellur nga afër zhvillimet me Kombëtaren, ka zhvilluar një bashkëbisedim të shkurtër me selektorin e sjellshëm, Bernard Challandes.

”Kundër Gambisë do të jetë e vështirë, edhe më e vështirë se kundër Guinesë,” tha ai për Periskopin.

”Ata janë skuadër e mirë, ne fizikisht kemi ngecje, por është normale pasi skuadrat tash janë në pushime,” përfundoi ai.

Kujtojmë se ndeshja kundër Gambisë luhet sot me fillim nga ora 19:00, sipas kohës lokale në Kosovë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: