Krokodili gjigant që besohet të ketë ngrënë 300 njerëz është në liri

Krokodili gjigant që besohet të ketë ngrënë 300 njerëz është në liri

Një krokodil gjigant për të cilin besohet se ka vrarë 300 njerëz në Afrikën Lindore ka ikur dhe është në liri.

Krokodili vrasës me emrin Gustave është një njeri-ngrënës famëkeq që raportohet se është fajtor prë vdekjen e qindra banorëve në shtetin e Burundit, shkruan Indy100, përkthen Periskopi.

Ai thuhet se peshon më shumë se një ton dhe është i gjatë rreth gjashtë metra.

Është e kuptueshme pse edhe gjuetarët profesionistë ia kanë frikën, meqë sa herë që shihet diku, raportohen më shumë vdekje në atë zonë.

Shkencëtarët kanë studiuar zvarranikun për vite me radhë – dhe i cili besohet se mund të ketë moshën prej 60 deri në 100 vjet.

Sipas një legjende, Gustavi është qëlluar tri herë nga gjuetarët, por ka shpëtuar çdo herë. /Periskopi

Shpërndaje në: