Shkencëtarët: Të bësh ushtrime rregullisht rrit rrezikun e sëmundjes tmerruese të neuroneve
Ushtrimet e rregullta dhe të mundimshme e rrisin rrezikun e sëmundjes së neuroneve motorike te njerëzit që janë gjenetikisht të lëndueshëm, kanë thënë shkencëtarët.
Ekipi nga Universiteti i Sheffieldit ka thënë që askush nuk duhet t’i ndalojë ushtrimet si rezultat i këtij studimi.
Por ata shpresojnë që gjetjet të mund të çojnë në forma të identifikimit të njerëzve në rrezik më të lartë ose të marrin këshilla të përshtatura për ushtrimet, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Marrë në përgjithësi, një në 300 njerëz mund të zhvillojnë këtë sëmundje.
Ajo afekton aftësinë e njerëzve për të lëvizur, folur e madje edhe frymuar derisa neuronet motorike që përçojnë mesazhet nga truri në muskuj dështojnë. Një gjë e tillë mund të zvogëlojë drastikisht jetëgjatësinë e njerëzve.
Se kush e merr dhe pse nuk është aq e kuptueshme në komunitetin shkencor.
Për një kohë të gjatë ka pasur lidhje mes ushtrimit dhe sëmundjes, por nëse ka qenë shkaktari “primar” apo vetëm lidhje e rastësishme kjo ka qenë burim i një debati të ashpër.
Studimet në futbollin italian kanë sugjeruar shkallën e rrezikut në gjashtë herë më të lartë.