Pamje ekskluzive nga stërvitja e fundit e Kosovës parandeshjes me Gambinë
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Antalia para ndeshjes miqësore me Gambinë.
Periskopi iu sjell pamje nga stërvitja e fundit e Kombëtares.
Kosova gjendet në Turqi tash e disa ditë ku të martën ka zhvilluar miqësoren e parë kundër Guineas, e cila arriti ta mposht Kombëtaren tonë.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 2 me 1, për afrikanët të cilët i shënuan golat me anë të Kouyate në minutën e 60-të dhe Kante në të 66-tën.
Golin e vetëm për Kosovën e shënojë Arb Manaj në fundin e pjesës së dytë.
Nesër Kombëtarja e Kosovës pritet të luajë miqësoren e dytë kundër Gambisë në ora 19:00 sipas kohes lokale ne Kosovë ku presim një rezultat pozitiv nga verdh e kaltërit.