Prishtina luan ndeshjen para-kualifikuese për Champions në këtë vend
Kampioni i Kosovës, Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht se ndeshjen para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndaj Folgore do ta luajë në Elbasan.
Prishtina do të takohet me Folgoren në ‘Elbasan Arena’ nga ora 20:00 më 22 qershor.
Këtë e ka konfirmuar vet faqja zyrtare e klubit prishtinas, pasi më parë mendohej se ndeshjet do të luheshin në Ishujt Faroe.