Deklarohet lojtari çek pasi që rrëzoi qëllimisht Rejën

Deklarohet lojtari çek pasi që rrëzoi qëllimisht Rejën

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edy Reja është rrëzuar në dy ndeshje radhazi. Herën e parë ndaj Uellsit, ndërsa e dytë ndodhi mbrëmë ndaj Republikës së Çekisë.

Mbrojtësi i krahut të djathtë së Çekisë, Vladimir Coufal edhe pse kishte mundësi të evitonte përplasjen me Reja, ai e goditi duke e rrëzuar përtoke.

Stafi dhe lojtari i dolën në mbrojtje trajnerit, megjithatë lojtari që shkaktoi incidentin, Vladimir Coufal, kërkoi falje edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ai theksoi se nuk e pa Rejën dhe nuk mundi ta shmangte kontaktin me të.

Shpërndaje në: