Lëndohet Karim Benzema pak ditë para ‘Euro 2020’, shpërthen në lot
Karim Benzema është lënduar disa ditë para fillimit të Euro 2020.
Sulmuesi i Real Madridit u lëndua në miqësoren që Franca po e fiton 1-0 ndaj Bullgarisë.
Ai u detyrua të lëshojë fushën e lojës pas 30 minutave lojë, pas një goditjeje që mori në Kofshën e majtë, shumë afër gjurit.
Te Franca shpresojnë të mos jetë diçka serioze pak ditë para startit të Kampionatit Evropian.
Franca e nis Evropianin me 15 qershor, të martën, kundër Gjermanisë, derisa më pas do të përballet me Hungarinë dhe në fund me Portugalinë.