Këto 8 çifte i dhanë një shans të dytë njëri-tjetrit

Këto 8 çifte i dhanë një shans të dytë njëri-tjetrit

Historia ka treguar se ndarjet dhe divorcet nuk janë gjithmonë rasti kur kapitulli i historisë së dashurisë mbyllet përgjithmonë. Ndonjëherë ato thjesht u rikujtojnë dy personave atë që ndjejnë vërtet për njëri-tjetrin. Ndonëse, jo shumë ekspertë sugjerojnë të ktheheni tek një ish pa menduar dhe analizuar mirë gjithë arsyet e ndarjes, ka disa raste kur “shansi i dytë” rezulton të jetë një sukses për marrëdhënien. Ja historitë e disa personazheve të njohur.

1. Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Këta 8 çifte i dhanë një shans të dytë

Jennifer dhe Ben filluan të dilnin për herë të parë në korrik 2002 dhe u fejuan në fund të atij viti. Ata e prishën fejesën dhe u ndanë përfundimisht në janar të 2004-ës. Gati 2 dekada më vonë, Ben dhe Jennifer kalojnë disa ditë në Montana së bashku. Fotot e kohëve të fundit tregojnë se nuk ka shumë vend për dyshime: Bennifer është rikthyer! Dhe për sa? Mbetet ta shohim.

2. Justin Timberlake dhe Jessica Biel

Këta 8 çifte i dhanë një shans të dytë

Historia e dashurisë së Justin dhe Jessica-s filloi në vitin 2007. Në mars 2011, çifti u nda, por ata mbetën miq. Ndërsa ishin të ndarë, në një intervistë Justin zbuloi se sa do të thotë Jessica për të:

“Ajo është personi më domethënës, i vetëm në jetën time. Në 30 vitet e mia, ajo është personi më i veçantë.”

Disa muaj pas ndarjes së tyre, dyshja u kthyen së bashku dhe u martuan në vitin 2012. Që atëherë, Justin dhe Jessica janë bashkë dhe kanë 2 fëmijë.

3. Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Këta 8 çifte i dhanë një shans të dytë

Justin dhe Hailey ishin miq shumë para se të fillonin lidhjen. Ata u lidhën nga dhjetori i 2015-ës deri në janar 2016 dhe i dhanë fund marrëdhënies së tyre, edhe si miq. Përfundimisht, gjetën njëri-tjetrin përsëri në vitin 2018 dhe tani janë të martuar.

4. Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Këta 8 çifte i dhanë një shans të dytë

Zayn dhe Gigi kanë qenë në një marrëdhënie herë po-herë jo, që nga viti 2015. Ata u ndanë disa herë, por kurrë nuk e humbën respektin për njëri-tjetrin. Pavarësisht gjithçkaje, çifti qëndroi bashkë dhe në 2020-ën sollën në jetë gëzimin e tyre të parë.

5. Rose Leslie dhe Kit Harrington

Këta 8 çifte i dhanë një shans të dytë

Rose dhe Kit tani janë prindër të lumtur të një djali, por marrëdhënia e tyre nuk ishte gjithmonë e lehtë. Ata filluan të dilnin për herë të parë në 2012, dhe pas disa muajsh, u ndanë dhe qëndruan ashtu për rreth 2 vite. Në vitin 2014, i dhanë dashurisë së tyre një shans të dytë dhe që prej asaj kohe janë bashkë.

6. Pink dhe Carey Hart

Këta 8 çifte i dhanë një shans të dytë

Historia e Pink dhe Carey është e gjatë – me 2 dekada dhe 2 pajtime që ndodhën gjatë rrugës. Ata u takuan dhe u bashkuan në vitin 2001 dhe u ndanë 2 vite më vonë. Më vonë u kthyen së bashku dhe Pink i propozoi Hart në 2005-ën. Qëndruan të martuar për dy vite dhe u divorcuan, por historia e dashurisë nuk mbaroi aty. Një vit më vonë, dyshja u rikthye prapë bashkë. Sot janë prindër të 2 fëmijëve.

7. Courteney Cox dhe Johnny Mcdaid

Këta 8 çifte i dhanë një shans të dytë

Kjo njohje është falë Ed Sheeran në vitin 2013. Dyshja u fejua në 2014-ën dhe pas një viti, u nda për plot një vit. Sidoqoftë, ata rifilluan lidhjen më vonë dhe që prej asaj kohe janë bashkë. Në një intervistë, Courtney Zbuloi se pas ndarjes, marrëdhënia e tyre u bë më e fortë.

8. Hilary Duff dhe Matthew Koma

Këta 8 çifte i dhanë një shans të dytë

Duff dhe Koma bënë debutimin e tyre të parë në vitin 2017, por pas disa muajsh lidhje, ata u ndanë. Pas disa muajsh ndarje, u kthyen së bashku dhe u martuan në vitin 2019 dhe, deri më tani, kanë 2 fëmijë bashkë. Në një postim në Instagram, Duff shkroi për Koma-n: “Miku im më i mirë, dashuria ime, arushi im….Gjithmonë ke qenë ti!”

Burimi: Bright Side

Shpërndaje në: