Tatuazhi i Granit Xhakës, temë diskutimi në mediat zvicerane

Tatuazhi i Granit Xhakës, temë diskutimi në mediat zvicerane

Mediat zvicerane i kanë kushtuar vëmendje të veçantë një tatuazhi në të cilën kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka bërë pak ditë para fillimit të Kampionatit Evropian, përcjell albinfo.ch.

Sipas drejtorit të përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami ka thënë të hënën se Xhaka ka gabuar që ka vizituar studion e tatuazheve.

“Ishte një gabim që e bëri Graniti. Kemi pasur një bisedë interne për këtë, por çështja është zgjidhur tashmë. Ne duam të fokusohemi në sport dhe në ndeshjen e së shtunës ndaj Uellsit”, ka thënë Tami për “blick”.

Të gjithë në përfaqësuesen e Zvicrës kanë pranuar rezultat negativ në testimin për koronavirus. Blick ka pyetur nëse tatuazhi i Xhakës paraqet rrezik në kohën e koronavirusit. Mjeku i Zvicrës ka thënë se rreziku është i vogël.

 

Shpërndaje në: