Mentor Zhdrella i jep fund aventurës tek skuadra e Llapit

Mentor Zhdrella i jep fund aventurës tek skuadra e Llapit

Pas katër viteve, Zhdrella nuk ka arritur të gjejë ‘gjuhën e përbashkët’ me klubin për rinovimin e kontratës.

Komunikata e plotë e Llapit pa ndërhyrje:

“Faleminderit përzemërsisht Kapiten

7-shit të skuadrës i dëshirojmë shumë suksese në vazhdimësi të karrierës!

Fitues i Kupës së Kosovës

4 edicione me Llapin

100 ndeshje të zhvilluara në kampionat dhe Kupë

7785 minuta të luajtura

20 gola të shënuar

30 asistime

Pas një periudhe 4 vjeçare të bashkëpunimit, klubi dhe kapiteni Mentor Zhdrella kanë ndarë rrugët. Si çdo fillim tjetër që e ka fundin edhe në futboll një fillim çdo herë do ta ketë mbarimin. Megjithatë jo pa trofe, por me trofeun e Kupës së Kosovës, sepse ishte vetë kapiteni që kishte premtuar se nuk do largohet nga Llapi pa i sjellur trofe.

Ishim krenar si klub që shiritin e kapitenit në dy edicionet e fundit e barti katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella. E mbase edhe si kapiten arriti ta ngris trofeun historik të Kupës së Kosovës të fituar më 12 maj.

Kontributi i madh i Mentorit për klubin dhe fanellën e klubit të vendlindjes do shkruhet me shkronja të arta. Në historinë e KF Llapit, emri i tij do përmendet gjithmonë.

I jemi mirënjohës gjithmonë KAPITENIT!

Shumë suksese në vazhdim mjeshtër”, shkroi klubi në Facebook.

Shpërndaje në: