Besnik Hasi nuk vjen te Kosova, emërohet trajner i super-pasanikëve të Al Ahlit

Besnik Hasi nuk vjen te Kosova, emërohet trajner i super-pasanikëve të Al Ahlit

Besnik Hasi ka qenë emri më i përfolur për ta pasuar Bernard Challandesin në krye të Kombëtares së Kosovës. Por, duket se kjo nuk do të ndodh. Hasi tashmë ka firmosur me ekipin e tij të ri, Al Ahlin në Arabi Saudite.

Hasi përmbylli përvojën 3 vjeçare në krye të klubit tjetër saudit, Al Raed.

Sezonin e kaluar ky ekip përfundoi në vendin e nëntë me 36 pikë të tubuara.

Në Evropë, Hasi ka pasur përvojë mjaft interesante pasi është bërë kampion i Belgjikës me Anderlechtin ndërsa ka menaxhuar pa sukses edhe Legian e Varshavës dhe Olympiacosin, përcjell Periskopi.

Meqë Al Ahli është skuadër më e madhe se Al Raed, pritet që edhe kontrata e Hasit të jetë e çmendur sa i përket shifrave të parave.

Kosova ndërkohë duket se do të mbes me seleksionuesin Challandes pasi nuk ka asnjë trajner tjetër serioz që po përmendet së fundi. /Periskopi

Shpërndaje në: