Italia në EURO2020 po shijon frytet e punës së trajnerit të Atalantas

Italia në EURO2020 po shijon frytet e punës së trajnerit të Atalantas

Kombëtarja e Italisë në futboll tashmë ka zgjedhur 26 futbollistët e saj që do ta përfaqësojnë në EURO 2020 që fillon pas katër ditësh. Por, dora e një trajneri të vetëm duket më e vërejtur te këta lojtarë: Gian Piero Gasperinit.

Atalanta e Gasperinit bëri një sezon tjetër fantastik duke siguruar sërish pjesëmarrjen në UEFA Champions League.

Me një ekip me lojtarë jo aq të njohur Gasperini po vazhdon tash e disa vjet që të bëj sezone të mrekullueshme njëri pas tjetrit.

Në seleksionin e Italisë aktualisht ndodhen dy futbollistë të klubit të vogël nga Bergamo, por janë edhe tre të tjerë të cilët dikur kanë punuar te Atalanta me trajnerin Gasperini.

Rafael Toloi dhe Matteo Pessina janë dy lojtarët e Atalantas në ekipin kombëtar të Italisë. Ndërkohë, Spinazzola, Alessandro Bastoni dhe Bryan Cristante kanë arritur kulmin e karrierës te ky ekip.

Po ashtu, pjesë e kombëtares së Italisë ishin edhe lojtarët e tjerë që punuan me Gasperinin te ky klub si Caldara, Mancini, Orsolini dhe Gagliardini.

Atalanta po arrin të ketë rezultate mahnitëse pavarësisht shitjeve marramendëse që po bën.

Ata shitën te Manchester United sulmuesin Amad Diallo në janar për 40 milionë euro, ndërsa Timothy Castagnen te Leicester City për 25 sosh.

Më herët, ata kanë shitur edhe lojtarë të tjerë të mëdhenj si Franck Kessie, të sipërpërmendurit Caldara, Bastoni, Spinazzola, Orsolini e Cristante. Por edhe lojtarë tjerë si Riccardo Orsolini mos-ftesa për të cilin nga trajneri i kombëtares u kritikua ashpër edhe kësaj here.

Shpërndaje në: