“Neymar kurrë s’ka dashur të kthehet në Barcelonë”, flet presidenti i PSG-së

“Neymar kurrë s’ka dashur të kthehet në Barcelonë”, flet presidenti i PSG-së

Sipas presidentit të Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, Neymari nuk kishte dashur të kthehej në Barcelonë më 2019, pavarësisht thashethemeve të mëdha në atë kohë.

Neymari iu bashkua PSG-së më 2017 për një shumë rekorde në botën e futbollit, 222 milionë euro, por thuhej se nuk po arrinte ta gjente qetësinë dhe lumturinë në kryeqytetin francez.

Por së fundmi, ylli brazilian u dha fund thashethemeve dhe tregoi se ndihet i kënaqur në Paris, duke e nënshkruar një marrëveshje të re me kohëzgjatje deri në vitin 2025.

Al-Khelaifi këmbëngul se Neymari nuk ka dashur të largohej asnjëherë.

“Barcelona ka kërkuar gjithmonë ta kthejë Neymarin, nuk është fshehtësi kjo. Por a ka dashur Neymari të kthehej? Jo”, tha Al-Khelaifi për L’Equipe.

“Është e vërtetë se përshtatja e tij me Parisin dhe Francën ishte ende e pakompletuar, por telefonojini tani dhe ai do t’ju tregojë sesa i lumtur dhe i përmbushur ndihet sot”

Shpërndaje në: