EURO 2020: Rusia provokohet keq nga fanelat e reja të Ukrainës

EURO 2020: Rusia provokohet keq nga fanelat e reja të Ukrainës

Fanela e re për ekipin e Ukrainës në futboll, që shfaq hartën e këtij shteti duke përfshirë edhe territorin e Krimesë të aneksuar nga Rusia, ka provokuar zemërim te shteti rus.

Ukraina zbuloi fanelat për Euro2020 ku dukeshi nedhe kufijtë e saj përfshirë Krimenë me sloganin “Lavdi për Ukrainën!”

Rusia kishte aneksuar gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014, dhe e konsideron pjesë të territorit të saj, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Një deputet rus e quajti këtë veprim nga Ukraina si “provokim politik”.

Kreu i federatës së futbollit ukrainas, Andriy Pavelko, zbuloi fanelën në një video në faqen e tij në Facebook, disa ditë para se të nis turneu madhështor.

“Ne besojmë që silueta ukrainase do t’i japë forcë lojtarëve sepse ata do të luftojnë për mbarë Ukrainën,” tha z. Pavelko.

Por, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Maria Zakharova kritikoi ndërresat duke thënë që ekipi i futbollit kishte “lidhur territorin ukrainas me Krimenë ruse”, duke krijuar “iluzionin e të pamundurës”. /Periskopi

Shpërndaje në: