Mayweather – Logan Paul: Ndër meçet më palidhje në boks

Mayweather – Logan Paul: Ndër meçet më palidhje në boks

Floyd Mayweather nuk e ka mposhtur në meç personalitetin e njohur në Youtube, Logan Paul. Meçi ishte tejet monoton dhe në fund sipas pritshmërive përfundoi pa fitues.

Për tetë raunde, dy boksierët më shumë u sollën rreth ringut duke mos e lënduar njëri tjetrin.

Mayweather, 44 vjeç, u pensionua nga boksi profesionist me një rekord të përkryer prej 50 fitoreve nga 50 luftëra në vitin 2017, por ai vendosi të kthehej në ring për një meç tetërundesh ekzibicioni kundër Paul.

Po të donte, Mayweather mund ta përfundonte këtë meç në raundin e parë dhe për pak sekonda.

Shpërndaje në: