Mërgim Berisha, kampion i Evropës me Gjermaninë

Mërgim Berisha, kampion i Evropës me Gjermaninë

Mërgim Berisha e ka mbyllur në mënyrë impresive një edicion të jashtëzakonshëm. Ai të dielën mbrëma me përfaqësuesen e Gjermanisë e ka fituar titullin e kampionit në Evropianin e Shpresave (U21).

Berisha startoi si sulmues krahu te Gjermania U21 që në finale fitoi 1:0 ndaj Portugalisë. Ndeshja finale është luajtur në Lubjanë.

Berisha luajti deri në minutën e 67-të kur u zëvendësua nga Jonathan Burkardt.

Golin e fitores e shënoi Lukas Nmecha në minutën e 49-të. Ai realizoi pas asistimit të Ridle Baku.

Për Gjermaninë U21 është titulli i tretë kontinental. Titullin e parë e kishte fituar në vitin 2009. Titullin e dytë gjermanët e rinj e fituan në vitin 2017.

Në të vërtetë Gjermania ka luajtur në finale të tre evropianëve të fundit të Shpresave. Në vitin 2017 fitoi ndaj Spanjës në finale, ndërsa Spanja e fitoi finalen e vitit 2019.

Berisha është shquar gjatë gjithë edicionit te Red Bull Salzburgu. Ka shënuar numër të madh golash, duke përfshirë edhe në Ligën e Kampionëve. Tani është edhe kampion i Evropës, ndërsa hapi i ardhshëm për të është kalimi në ndonjë klub të madh, me shumë mundësi në Gjermani.

Shpërndaje në: