Llapi nënshkruan me mesfushorin nga Meksika

Llapi nënshkruan me mesfushorin nga Meksika

Skuadra e Llapit është përforcuar me mesfushorin ofensiv nga Meksika, 26 vjeçarin Francisco Rivera.

Sot (e diel), klubi dhe futbollisti arritën marrëveshjen për bashkëpunim deri në vitin 2022.

Francisco Rivera ka lindur më 23.09.1994 në San Luis Potosi. 26-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Mineros de Zacatecas me të cilët pati 20 paraqitje, katër gola e një asistim, ndërsa në total për këtë klub numëron gjithsej 71 paraqitje, gjashtë gola e gjashtë asistime.

Klubet tjera ku Francisco ka bërë karrierë janë: CF America, Monagas SC, Alebrijes de Oaxaca, CF Atlante, Querétaro FC dhe Tiburones Rojos de Veracruz.

Rivera përforcon radhët e Llapit në prag të ndeshjeve evropiane dhe kampionatit të ri. Ai shihet si përforcim që do t’i ndihmojë skuadrës të ketë paraqitje të mira në Evropë si dhe në kampionatin e ri të Superligës

Shpërndaje në: