Bale është në planet e Ancelottit tek Reali

Bale është në planet e Ancelottit tek Reali

Gareth Bale nuk pritet të pensionohet nga futbolli aktiv në verën e këtij viti.Ditëve të fundit është raportuar se Bale do t’i jap fund karrierës si futbollist, pasi të përfundoj aventurën me Uellsin në “Euro 2020”.

Megjithatë, përfaqësuesit e 31-vjeçarit e kanë mohur këtë.

Ish-futbollisti i Tottenhamit thuhet se do ta diskutojë të ardhmen e tij me trajnerin e ri të Real Madridit, Carlo Ancelottin, i cili gjithashtu ka deklaruar se Bale është në planet e tij.

Ndryshe, kontrata e Gareth Bale me “Los Blancos” skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Shpërndaje në: