Abrashi: “Mund të bëjmë më shumë, në pjesë të dytë u ndje lodhja”

Abrashi: “Mund të bëjmë më shumë, në pjesë të dytë u ndje lodhja”

Amir Abrashi, kapiteni i Shqipërisë në miqësoren me Uellsin, në analizën pas ndeshjes theksoi së duhen analizuar aspektet pozitive dhe sidomos ato negative, për t’u përmirësuar në të ardhmen.

“Ishte një ndeshje e luftuar, luajtëm mirë në pjesën e parë, pastaj ndjemë lodhjen dhe nuk e mbanim gjatë topin. E humbnim shpejt dhe Uellsi e mbajti më shumë topin. Mundemi dhe duhet të bëjmë më tepër.

Në patëm rastin me Manajn. Nuk po e mbanim dot topin. Kemi gjëra të mira në këtë ndeshje dhe gjëra jo të mira, që do t’i analizojmë për t’i përmirësuar në vazhdim.

Duhet të luajmë me një takim dhe të shkojmë përpara. Hapësira kemi pasur, por u lodhëm. Nga pjesa e dytë kemi shumë gjëra për të përmirësuar.”

Shpërndaje në: