ZYRTARE: Komisioni për Ankesa ia zbut dënimin Marmullakut për ndërhyrjen ndaj Maxhunit

ZYRTARE: Komisioni për Ankesa ia zbut dënimin Marmullakut për ndërhyrjen ndaj Maxhunit

Leorant Marmullaku është ankuar ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor për dënimin prej tetë ndeshjesh mos-lojë.

Me 21 maj në ndeshjen e barazhit ndërmjet Dukagjinit dhe Flamurtarit, lojtari i Dukagjinit, Leorant Marmullaku kishte bërë një ndërhyrje të ashpër në Lorik Maxhunin e Flamurtarit, edhe pse ai ishte larg zonës së 16 metërshit, përkatësisht afër vijës anësore.

Më pas, Maxhuni konfirmoi se ishte operuar pasi kishte pësuar frakturë në këmbë nga ndërhyrja e Marmullakut.

Komisioni Disiplinor e kishte dënuar Marmullakun me tetë ndeshje mos lojë, ndërkohë ai ishte ankuar ndaj vendimit dhe tani, Komisioni për Ankesa e ka marrë parasysh ankimimin e tij.

Dënimi i Marmullakut është zbutur nga tetë në gjashtë ndeshje mos-lojë.

Shpërndaje në: