Barça e do edhe Gayan
Barcelona dëshiron të forcohet në të gjitha repartet para sezonit të ri.
Tashmë, janë transferuar Sergio Aguero, Emerson dhe Eric Garcia, derisa raportohet se janë punë e kryer mesfushori Wijnaldum dhe sulmuesi, Depay.
Sipas “Mundo Deportivo”, radha është për Gayán.
Barcelona ka vite që e ndjek mbrojtësin e majtë, i cili për momentin ka ndërprerë bisedimet me Valencian për rinovimin, situata e krijuar ekonomike mund ta detyrojë klubin ta shesë gjatë verës.