Challandes: “Ishte një ndeshje e mirë, por duhet të përmirësohemi në finalizim e rasteve”

Challandes: “Ishte një ndeshje e mirë, por duhet të përmirësohemi në finalizim e rasteve”

Kosova mori fitoren e dytë në po kaq miqësore në harkun e tre ditëve, teksa këtë herë ishte Milot Rashica që shënoi dy herë në suksesin 2-1 ndaj Maltës. Trajneri Bernard Challandes vlerësoi paraqitjen e të tijve, por pranoi se mund të bëhej më mirë, sidomos në aspektin e finalizimit.

A jeni i kënaqur me lojën dhe rezultatin e ndeshjes?
Ishte një ndeshje e mirë, por natyrisht që mund të kishim bërë më mirë. Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, përballë një kundërshtari që uy mbrojt fort, por pësuam gol në rastin e vetëm të Maltës. Në pjesën e dytë ishim disi më të relaksuar dhe shpërdoruam edhe ato raste që kishim, megjithatë ia dolëm të shënojmë dy herë dhe të marrim fitoren.

Çfarë mund të bënit më mirë sot?
Mund të bëjmë shumë më mirë, sidomos në aspektin e finalizimit, pasi nëse krijon kaq shumë dhe gabon, rrezikon të mos marrësh rezultat. Gjithsesi është fundi i sezonit dhe shumë lojtarë nuk kishin motivimin e duhur, ashtu si edhe të tjerë që luajtën edhe ndaj San Marinos dhe shfaqën shenja lodhjeje.

Rashica u shpërbleu besimin që i dhatë duke e aktivizuar në majë të sulmit…
Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm i Kosovës dhe ka luajtur në të gjithë pozicionet e repartit të sulmit. Nuk është një pykë tipike, por më shumë një sulmues i fshehtë, që ka eksperiencën e duhur për të bërë mirë në çdo pozicion. Sot doja të shihja një tjetër futbollist në majë të sulmit, por ai u dëmtua dhe ia besuam Milotit atë pozicion.

Shpërndaje në: