Sfida 40-ditore e zgjimit: Çfarë i ndodh trupit

Sfida 40-ditore e zgjimit: Çfarë i ndodh trupit

Ekspertët e shëndetit thonë vazhdimisht se të paturit një rutinë në mëngjes ka përfitime shëndetësore, fizike dhe mendore.

Nicole Mahabir, themeluese dhe drejtoreshë e JAI Wellness, një platformë për edukimin shëndetësor, jetesën e ndërgjegjshme dhe mirëqenien, thotë se zgjimi në të njëjtën orën çdo ditë ka shumë përfitime shëndetësore. Gjatë 10 viteve të fundit, Nicole ka udhëhequr programe të certifikuara profesionale, që lidhen me ushqyerjen, meditimin, ayurveda, yoga etj.

Sfida 40-ditore e zgjimit sipas Nicole: Për 40 ditët e ardhshme, provoni të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë. Nëse jeni shumë ambicioz, gjithashtu mund të zgjidhni të hani në të njëjtën kohë çdo ditë dhe të shkoni të flini në të njëjtën kohë çdo natë.

Në rastin ideal, duhet të zgjoheni dhe të jeni ngritur nga shtrati deri në orën 7:00 të mëngjesit dhe të jeni gati për të fjetur deri në orën 10:00 në mbrëmje. Nëse kjo kohë nuk ju përshtatet, atëherë ndiqni orarin që është më i mirë për ju.

Përfitimet

Tretje më e mirë, më shumë rregull, imunitet më i fortë

Ritmi ynë cirkadian (ritmi i gjumit) mban në ekuilibër sistemin e tretjes dhe metabolizmin. Një cikël i shëndetshëm i tretjes promovon lëvizje të rregullta të zorrëve, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në gjendjen e shëndetit.

Përqendrim dhe produktivitet i përmirësuar

Kur keni pushuar mirë dhe trupi po funksionon mirë, dhe aftësitë tona të të mësuarit, kujtesës dhe përqendrimit rregullohen. Rutinat gjithashtu mund të ndihmojnë në ndarjen e detyrave që mund të na shkaktojnë stres të pavetëdijshëm. Planifikimi i përgjegjësive ndihmon për të na mbajtur të përqendruar.

Qëndrueshmëri emocionale

Zakonet pozitive mund të na mbajnë vazhdimisht të përqendruar dhe të ndihmojnë për të sjellë qartësi te ndryshimet dhe sfidat që mund të hasim në jetë.

Shpërndaje në: