Çfarë kuptimi kanë ëndrrat me shtatzëni? Ja si shpjegohen
Nuk ka rëndësi nëse je në grupin e njerëzve që i mbajnë mend ose jo ëndrrat, të shohësh ëndërr sikur je shtatzënë, zor të harrohet. Në përgjithësi tek femrat kjo lloj ëndrre përçon një ndjenjë të tmerrshme, aq sa mund edhe të zgjohesh papritur duke prekur barkun për t’u siguruar që ishte vetëm një ëndërr.
Është një lloj ëndrre aq e gjallë, saqë nëse e sheh për herë të dytë, nuk je më e sigurt nëse është e vërtetë.
Mund ta kesh pyetur veten shpesh për këtë lloj ëndrre. Mos vallë trupi po tenton të më thotë diçka? Mos jam vërtet shtatzënë? Duhet të bëj diçka për shtatzëninë time? Në fakt, ëndrrat për shtatzëninë tek femrat janë mjaft të zakonshme.
Këto lloj ëndrrash përfaqësojnë fillime të reja, lidhje me njerëz të rinj, njohje, ndryshime në jetën personale dhe atë profesionale apo diçka që do të ndodhë në të ardhmen dhe që po e kërkon. Të jesh shtatzënë në ëndërr, ndryshe nga ajo që mendohet, është një gjë pozitive që tregon se po përjeton diçka në rritje, ose edhe një marrëdhënie të re. Por kjo lloj ëndrre mund të jetë në të njëjtën kohë edhe simbol në lidhje me mënyrën se si po shfaqet kreativiteti në fusha të ndryshme të jetës, por edhe në gjendjen shpirtërore.
Nëse ndjenja e përgjithshme në ëndërr është një lloj pritjeje e lumtur, atëherë mendo se një ngjarje emocionuese apo diçka që ndryshon po të ndodh në jetë, ose do të ndodhë diçka për të cilën ke shpresuar prej kohësh. Nëse dëshira për të pasur fëmijë është diçka që e ke në plan, ëndrra mund të jetë një sinjal për ta bërë konkrete dëshirën. Por, nëse shtatzënia është shumë larg mendjes, atëherë ka shumë të ngjarë që fëmija në ëndërr është vetëm një metaforë për diçka të re që po të sjell jeta. Por është, pa dyshim, emocionuese, e ndryshme, e bukur.