Milot Rashica në negociata me Frankfurtin
Ylli i Kosovës, Milot Rashica nuk pritet të luajë në ligën e dytë gjermane pas interesimit të madh të klubeve nga ligat elitare.
Sipas “SportBILD”, tash interesim për dardanin tonë ka shprehur Eintracht Frankfurt me ekipin e tij Werder Bremen.
Çmimi i Rashicës ka rënë ndjeshëm dhe tashmë sillet prej 12 në 15 milionë euro.
Sipas artikullit në fjalë, drejtori sportiv i Frankfurtit, Marcus Kroesche, dëshiron Rashicën me qëllim që ta zëvendësojë me Filip Kostiqin, i cili pritet të largohet drejt Interit apo Hertha Berlinit.
Shitja e Kostiqit dhe largimi i Andre Silvas pritet të lejojnë hapësira të mëdha për ardhjen e kosovarit. /Periskopi