Beqaria vret më shumë se mbipesha, thotë studimi
“Vetmia është më vdekjeprurëse se mbipesha dhe duhet të konsiderohet si rrezik për shëndetin publik”, thotë rezultati i studimit të kryer nga një grup ekspertësh në SHBA.
Sipas tyre, njerëzit me më pak lidhje shoqërore kanë 50% më shumë gjasa të vdesin më herët, në krahasim me të tjerët.Shkencëtarët shqyrtuan 218 studime të ndryshme mbi vetminë dhe izolimin shoqëror, dhe zbuluan se dëmi që i sjellin shëndetit është më i lartë se ai që shkaktohet nga mbipesha.Dr. Julianne Holt-Lunstad, profesoreshë te fakulteti i psikologjisë në universitetin Brigham Young, SHBA, e cila drejtoi studimin, tha se “lidhjet shoqërore konsiderohen si nevojë bazë njerëzore, që i shërben mirëqenies dhe mbijetesës.
Fëmijët që kanë mungesë njerëzore, shpesh rriten me probleme shëndetësore, sidomos kur janë ndëshkuar me metoda izolimi.”Një studim nga faqja “Granset” zbuloi se tre të katërtat e njerëzve të moshuar në Britani ndiejnë vetmi, dhe shumica nuk i kanë treguar dikujt se si ndihen. 70%, madje, thonë që miqtë e familjarët e tyre do të befasoheshin po të dëgjonin që ata ndiheshin të vetmuar.